Telenews

Osmani: Anëtarësimi në NATO, çështje e rëndësisë së veçantë për sigurinë kombëtare

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme e ka takuar presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marco Perestrello, me ç’rast e pranoi edhe Çmimin për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”.

Osmani u shpreh tepër mirënjohëse duke thënë se ky çmim njëkohësisht është vlerësim edhe për të gjitha gratë e Kosovës.

“Diskutuam për rolin në rritje të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, pas vendimit për avancimin e statusit tonë në anëtare të asociuar – një hap i rëndësishëm përpara në rrugëtimin tonë euroatlantik”, deklaroi Osmani transmeton Klankosova.tv.

“Rikonfirmova se Kosova do të shfrytëzojë plotësisht këtë mundësi si pjesë e aspiratës sonë më të gjerë për anëtarësim në NATO, që mbetet njëkohësisht prioritet i politikës sonë të jashtme dhe çështje e rëndësisë së veçantë për sigurinë kombëtare”, shtoi e para e shtetit të Kosovës

Të ngajshme

Gara për asamble, kush po prin në Mitrovicë?

Donat Hashani

Donald Tump, “kryezjarrfikësi” që po shuan zjarre, por që s’e vë re prushin në Kosovë

Donat Hashani

Dalin votat e kandidatëve për asamble të Fushë-Kosovës

Donat Hashani