Telenews

Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thirrur në 3 të mëngjesit pas Banjskës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme për të ndihmuar vendin në çdo situatë.

Ajo ka treguar prapaskenat pas sulmit në Banjskë, duke thënë se Shtëpia e Bardhë u është përgjigjur menjëherë duke ndërhyrë.

Madje, sipas saj, janë parandaluar edhe plane më të rënda.

“Kemi fqinjët e njëjtë, të cilët edhe sot, edhe pas 200 vitesh, do të tentojnë ta sulmojnë Kosovën. Ju e dini se në vitin 1999 kush e ka udhëhequr intervenimin e NATO-s për të na shpëtuar.

Edhe sot ju garantoj një gjë: si në luftën diplomatike, ashtu edhe në çdo lloj lufte tjetër të nevojshme, e kemi një shtet në krah — dhe ajo është Amerika.

Kjo është dëshmuar edhe në ditën e Banjskës. Të gjithë ata që punojnë në institucione e dinë shumë mirë për çfarë po flas. Është dëshmuar edhe kur është sulmuar Ibër-Lepenci. Të gjitha institucionet e dinë mirë kë kemi thirrur në telefon në 3 të mëngjesit dhe kush na është përgjigjur.

E dinë se kujt i është drejtuar Presidentja — Shtëpisë së Bardhë — për të parandaluar plane shumë më ogurzeza. Ka qenë real rreziku nga ajo që po planifikonte Serbia më pas.

E kemi thirrur Shtëpinë e Bardhë, së bashku me ambasadorin amerikan, dhe kemi ndalur plane shumë më të rrezikshme.

Pas Banjskës ka pasur një rrezik shumë më të madh për Kosovën. Kemi dërguar mesazhe përmes rrugëve diplomatike, mirëpo kanë ekzistuar plane shumë më ogurzeza dhe të rrezikshme, për të cilat ka folur edhe Shtëpia e Bardhë.

Janë dy gjëra të ndryshme: ajo që ndodhi menjëherë në Banjskë dhe zhvillimet në ditët pas saj, kur ka pasur plane shumë më të rënda”, ka thënë Osmani në emisionin Pressing.

Të ngajshme

Osmani sqaron çarjen e parë me Kurtin: Ndodhi për nenin 7 të Marrëveshjes së Brukselit

KushtrimGuraj

Ndalohen dy punonjës të Postës së Serbisë në veri për “shpërndarje të paligjshme” të dërgesave postare

KushtrimGuraj

Ultimatumi për Ngushticën e Hormuzit rrit sërish çmimin e naftës

Rrezarta Ramaj