Telenews

Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave gazetarin e ndjerë, Sulejman Gashi

Presidentja Vjosa Osmani ia ka dorëzuar sot familjes së gazetarit Sulejman Gashi Medaljen Presidenciale të Meritave, me të cilën ajo e ka dekoruar Sulejman Gashi, pas vdekjes së tij.

Në ceremoninë e organizuar sot, në prani të familjarëve dhe të miqve, Osmani theksoi se medalja e ndarë për gazetarin tashmë të ndjerë, Sulejman Gashi, është shprehje e mirënjohjes shtetërore për kontributin e çmuar të cilin Gashi, si gazetar e aktivist shumëvjeçar e ka dhënë për dhjetëvjetësha të tërë për shpërndarjen gjithandej të së vërtetës së Kosovës.

Presidentja Osmani theksoi se Gashi ka qenë burim i së vërtetës për Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një afirmues i së drejtës së saj për liri.

“Ai ishte zëri i Kosovës. Ne sot po e institucionalizojmë kujtesën për të duke e dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin shumëvjeçar në pasqyrimin e së vërtetës së Kosovës e për të në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Familjarët e Gashit, por edhe bashkëpunëtorët e tij të pranishëm në ceremoni shprehën mirënjohje ndaj Presidentes Osmani për kujdesin që po tregon ndaj personaliteteve të cilat kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe e falënderuan atë për dekoratën të cilën Presidentja ia ka ndarë Gashi.

Të ngajshme

Rama: Brenda vjeshtës do t’i hapim të gjithë kapitujt me BE-në

Valjeta Turkaj

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 15-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Podujevë

Valjeta Turkaj

Pishina e Gërmisë hapet pa u mbushur me ujë, incident që në ditën e parë

Valjeta Turkaj