Telenews

Osmani dënon sulmet ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dënuar veprimet e serbëve në veri të vendit, ku sulmuan Policinë e Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët.

Osmani tha se këto akte të papranueshme dhune duhen të dënohen sipas saj, nga të gjithë.

“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët”, shkroi Osmani.

“Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”.

Të ngajshme

Vrasja e kosovarit për 30 mijë euro borxh, drejtësia italiane rihap rastin

Yllka Gashi

Si e gjunjëzoi avokati i Thaçit ZPS-në për diplomatët: E pabesueshme t’i rrëzosh dëshmitë e tyre

Yllka Gashi

Rajoni i Ferizajt: 14 motoçikleta e 8 trotinetë të konfiskuar në muajin gusht

Yllka Gashi