Në 26-vjetorin e themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani tha se gjatë këtyre viteve, ShKK ka dëshmuar se drejtësia nuk kufizohet vetëm me dënim, por është edhe përgjegjësi, ndërtim dhe besim.
“Falë punës që zyrtarëve të këtij shërbimi të mbështetur në mekanizmat e drejtësisë sot kemi një sistem korrektues që fokusohet jo vetëm në ruajtjen e rendit por edhe në edukimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar”, tha Osmani.
Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, u zotua për një sistem drejtësie të qëndrueshëm dhe të besueshëm.
“Jemi të inkurajuar të jemi këtu për të ndërtuar një institucion që bart mbi supe një mision delikat e të domosdoshëm për shtetin ligjor, SHKK-në.”, tha ai.
Edhe përfaqësuesit e EULEX dhe OSBE theksuan angazhimin e tyre në forcimin e profesionalizmit, rritjen e trajnimeve, modernizimin dhe sigurinë brenda sistemit korrektues.

