Telenews

Osmani: Drenasi, simbol i qëndresës dhe heroizmit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi të premten komunën e Drenasit, ku fillimisht është takuar me kryetarin Ramiz Lladrovci.

Ajo në konferencë për media, ka theksuar se Drenasi është simbol i qëndresës dhe heroizmit, dhe se kjo komunë ka një vend të veçantë në zemrën e saj, pasi një pjesë të fëmijërisë e ka kaluar atje.

“Drenasi është simbol i qëndresës e heroizmit. Trimëria e heronjve të UÇK-së dhe atyre që paguan çmimin për liri nuk do harrohen asnjëherë… Drenasi është një nga komunat më shembullore në nivel të Republikës sonë, me mbi 50 për qind të ekzekutivit gra, një shembull që duhet të ndiqet”, ka dekalruar Osmani.

Ajo ka potencuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve për barazi ekonomike dhe arsimore, dhe ka premtuar mbështetje të vazhdueshme nga presidenca për komunat dhe zhvillimin e sektorit privat.

“Komunat e zhvilluara fuqizojnë shtetin tonë. Si presidente, vazhdoj të jem aleate e komunave. Iu përgëzoj për angazhimin tuaj dhe presidenca e Republikës së Kosovës do të jetë gjithmonë bashkë,” ka thënë Osmani.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se kjo komunë ka përfaqësim më të madh të grave të angazhuara nëpër institucione.

Lladrovci ka theksuar se ka ende punë për të bërë gjatë qeverisjes së tij.

source

Të ngajshme

Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

KushtrimGuraj

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin shqiptar

KushtrimGuraj

Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare

Donat Hashani