Telenews

Osmani ftohet nga Sulltani i Bruneit për vizitë zyrtare, do të pritet me nderime shtetërore

osmani-ftohet-nga-sulltani-i-bruneit-per-vizite-zyrtare,-do-te-pritet-me-nderime-shteterore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, kanë udhëtuar për Brunei, të ftuar nga Madhëria e Tij Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah, Sulltan i Bruneit, për vizitë shtetërore, duke shënuar vizitën e parë ndonjëherë të kreut të shtetit të Kosovës në këtë shtet të Azisë Juglindore.

Gjatë vizitës shtetërore në Brunei Darussalam, Presidentja Osmani do të pritet me nderime të larta shtetërore dhe do të zhvillojë takime me Madhërinë e Tij, Sulltan Bolkiah, në rezidencën zyrtare Istana Nurul Iman.

Gjatë kësaj vizite shtetërore, Madhëria e tij Sulltani i Bruneit dhe bashkëshortja e tij, Madhëria e saj Raja Isteri Pengiran Anak Hajah Saleha, do të shtrojnë banket shtetëror në nder të vizitës së Presidentes dhe Zotërisë së Parë.

Gjatë kësaj vizite, në Universitetin e Brunei Darussalam, Presidentja Osmani do të flasë para korit diplomatik, studentëve dhe stafit akademik. Në Brunei Darussalam, Presidentja Osmani do të takohet dhe me anëtarë të tjerë të familjes mbretërore dhe të kabinetit qeveritar, si dhe do të vizitojë edhe disa nga monumentet më të njohura kulturore të këtij shteti.

The post Osmani ftohet nga Sulltani i Bruneit për vizitë zyrtare, do të pritet me nderime shtetërore first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Frutex kërkon furnizues të ri për energji elektrike pas rritjes drastike të çmimit nga KESCO

KushtrimGuraj

“Paga minimale në janar 2026 do të jetë 500 euro”, Rama: Hapëm 300 mijë vende të reja pune

KushtrimGuraj

Komplot i dyshuar terrorist në Mbretërinë e Bashkuar, në pranga 8 persona

KushtrimGuraj