Telenews

Osmani: Gratë presidente komentohen për dukjen, burrat kryetarë për veprimet e tyre (VIDEO)

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë në Kosova ka një përceptim publik ndryshe për gratë lidere në politikë, e ndryshe për burrat.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Prijmë” në Klan Kosova, ajo mori si shembull për këtë institucionin që e udhëheq.

“Mjafton që dikush ta merr dhe ta bëj një analizë se cilat kanë qenë shpifjet, komentet ‘online’, në raport me dy presidentet gra dhe cilat kanë qenë komentet në raport me presidentët burra. Në raport me presidentët burra komentet kanë qenë – veprimet e tyre politike, vendimet e tyre politike, pra, janë kundërshtuar vendimet me argumente të ndryshme ose jo. Por tek presidentet gra askush nuk është marr me përmbajtjen e vendimeve, sepse merren me trupin, merren me dukjen, merren me familjen, merren me fëmijët, për fat të keq merren me prindërit…”, ka thënë ajo.

“Pra goditjet janë tepër personale, janë tepër të ulëta, janë të paligjshme, dhe natyrisht në raste të tilla ne i kemi dërguar te Këshilli i Medieve të Shkruara ku i kemi fituar të gjitha rastet”.

Në intervistën me gazetaren Naile Dema, ajo bëri thirrje për një përpjekje kolektive që të luftohet diskriminimi me bazë gjinore dhe për të promovuar një peizazh politik më gjithëpërfshirës dhe të barabartë.

Emisioni “Prijmë” është një Project i përbashkët i Klan Kosova dhe NDI.

 

Të ngajshme

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Erzana Fazliu