Telenews

Osmani i kërkon Policisë dhe Prokurorisë të marrin masa ndaj ekspertit të sigurisë që tha se ajo ka negociuar për Banjskën

 

 

 

 

Këshilltari për medie i presidencës, Bekim Kupina ka reaguar ndaj një deklarate që sot ka bërë analisti i sigurisë Bedri Elezi.

Ky i fundit në një shkrim në Facebook, tha se ka dyshime që presidentja Vjosa Osmani, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, dyshohet se janë përfshirë në spiunazh.

“Presidentja VJOSA OSMANI, dyshohet se ka negociuar lejimin e largimit të anëtarëve BIA-së në rastin e BANJSKA”, tha Elezi.

Statusi i këtij eksperti, sipas Kupinës është një gënjeshtër e kulluar. Madje ai thotë se presidentja Vjosa Osmani është duke përgatitur një padi ndaj Elezit derisa u bënë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të ndërmarrin masa,  bazuar në raportet e shumta të institucioneve të sigurisë, të cilat dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të individit Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare.

“Presidentja Osmani nuk ka negociuar për lirim të agjentëve të BIA-s, ndaj kjo është gënjeshtër e pastër e individit Bedri Elezi, për ç’gjë Presidentja menjëherë do të përgatisë padi. Ky deklarim i pa vërtetë dhe skandaloz, përbën shpifje të rëndë. Deklarime të tilla, cenojnë jo vetëm kredibilitetin e shtetit, por edhe sigurinë kombëtare”, ka thënë Kupina

Shpifjeve të tilla, thotë se Presidentja do t’u përgjigjet nëpërmjet rrugës ligjore.

“Njëkohësisht, Presidentja u bënë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të ndërmarrin masa,  bazuar në raportet e shumta të institucioneve të sigurisë, të cilat dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të individit Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare”.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani