Telenews

Osmani i thotë ambasadorit italian, mbajtja në fuqi e masave të BE-së një prej padrejtësive të mëdha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti të mërkurën në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu. me të cilin ka diskutuar çështjet e sigurisë dhe rëndësinë e koordinimit të rregullt me partnerët ndërkombëtarë për të adresuar sfidat në këtë fushë.

Gjatë takimit, presidentja Osmani ritheksoi se masat e BE-së që janë në fuqi janë një prej padrejtësive të mëdha që ndikon negativisht në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

“Ndërlidhur me zhvillimet në Dialog, presidentja Osmani ritheksoi se mbajtja në fuqi e masave të BE-së është një prej padrejtësive të mëdha e cila mbi të gjitha dëmton drejtpërdrejt mirëqenien e të gjithë qytetarëve në vend”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, presidentja Osmani dhe ambasadori De Riu diskutuan mbi raportet bilaterale mes Kosovës dhe Italisë, duke rikonfirmuar përkushtimin për avancimin e mëtejshëm të tyre.

U theksua rëndësia e vizitave bilaterale dhe shkëmbimeve të rregullta në mes të institucioneve të dy vendeve për të fuqizuar bashkëpunimin në fusha të interesit të përbashkët.

Të ngajshme

Kurti s’do donte t’i ndodhte kjo, pasi u mashtrua nga komedianët rusë që u paraqitën si Presidenti letonez

Valjeta Turkaj

Behgjet Pacolli: Kenia njohu sot zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës

Valjeta Turkaj

Sulmet me dronë tregojnë se Rusia nuk dëshiron paqe, thotë Zelensky

Valjeta Turkaj