Telenews

Osmani inkurajon deputetët t’i drejtohen Kushtetueses: Me shpresën për një gjyqtar tjetër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një konference për media u ka rekomanduar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që t’i adresohen Gjykatës Kushtetese.

Ajo u shpreh se kjo duhet bërë me shpresën që nuk do të caktohet i njëjti gjyqtar raportues.

“Unë dua t’i inkurajojë deputetët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mandat të plotë që t’i adresohen Gjykatës Kushtetuese, që pasi të publikohen vendimet në dy rastet e iniciuara nga partitë PDK dhe LDK, për çështjet që mbesin të pasqaruara dhe pas atij aktgjykimi që t’i adresohen drejtpërdrejt Gjykatës Kushtetuese, nën shpresën që nuk do të caktohet i njëjti gjyqtar raportues.

“Unë nuk do ta inkurajoja asnjë asnjë institucion që ta linte lëndën në Gjykatën Kushtetuese, në qoftëse gjyqtar raportues, për temë kaq sensitive është fjala, vendoset ky gjyqtar, së paku derisa të sqarohet përfundimisht nga institucionet tona të drejtësisë”, u shpreh ajo.

Këto komente të saj erdhën pas vendimit të tërheqjes së kërkesës së dorëzuar më 22 korrik në Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit.

Ky vendim erdhi si pasojë e caktimit të Radomir Laban, si gjyqtar raportues për çështjen e ngritur pranë këtij institucioni nga vetë Presidentja në lidhje me ecurinë e konstituimit të Kuvendit.

 

Të ngajshme

Mushkolaj: Nëse gjyqtari serb cenon sigurinë kombëtare, atëherë përgjegjësinë më të madhe e ka vetë presidentja

KushtrimGuraj

Matoshi: Presidentja inatçore nga padija me shtru pyetje valide, e tërheq kërkesën

KushtrimGuraj

Mediat amerikane: NASA do të vendosë reaktor bërthamor në Hënë deri në vitin 2030

Donat Hashani