Telenews

Osmani: Këto janë datat e mundshme të zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për media pas takimit me liderët e partive politike në vend për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme.

Osmani tha se janë pajtuar që dita e zgjedhjeve të caktohet pas analizës të disa datave të mundshme për organizimin e tyre.Datat e përmendura dhe të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë nga Osmani janë 26.01.2025, 02.02.2025, 09.02.2025 dhe 16.02.2025.

“Siç e dini është hera e parë që pas pavarësisë që po mbajmë konsultime për zgjeshje të rregullta, kjo është pozitive. Ligji për zgjedhjet cakton afatet. Sipas Ligjit janë katër data; 26 janari, 2 shkurti, 9 shkurti dhe 16 shkurti dhe konsultimi ishte në kontekst të këtyre datave. Disa parti preferuan 25 janarin, disa tjera 2 shkurtin, dhe të tjera që nuk kishin preferencë. Meqenëse shumica nuk kishin kërkesa për konsultime shtesë u pajtuam që pasi të bëjmë analizën e të gjitha datave të caktohet dita e zgjedhjeve. Ky vendim ende nuk është marrë”- tha ajo.

Osmani theksoi se do të tentojë që sa më parë të bëjë publike datën e zgjedhjeve.Në takimin e thirrur nga presidentja Osmani me krerët e partive politike, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri Albin Kurti nuk mori pjesë në takim.

Në takim më Osmanin janë parë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe i LDK-së, Lumir Abdixhiku.vjosa osmaniZgjedhjet e përgjith

Të ngajshme

Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lirohen nga akuza

Valjeta Turkaj

DW: Serbia rrit armatimin me sisteme nga Kina, Vuçiq përshkallëzon retorikën rajonale

Valjeta Turkaj

Ushtari francez vritet në një sulm me dron ndaj një baze në Irak, Macron reagon menjëherë

Valjeta Turkaj