Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka nxjerr dekretin për shpëndarjen e Kuvendit . Osmani ka thënë se qytetarët e vendit nuk e kanë dashur këtë situatë të krijuar, por kjo u krijua nga njerëz të papërgjegjshëm, me qëllime të rrezikshme.
“Qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje. Këtë situate e ka krijuar dështimi i kuvendit për ta kryej detyrën. Këtu e sollen vendin njerëz të papërgjegjshëm, e me qëllime të rrezikshme. Përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë e evitueshme dhe është për të ardhur keq që kemi arritur deri këtu”, tha Osmani/.
Sot, në përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, kam nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Në një republikë kushtetuese ekziston diçka që është mbi kalkulimet partiake dhe mbi interesat e momentit,e ajo ështëKushtetuta. Ajo është kontrata themelore e shtetit dhe e qytetarëve”, tha Osmani.
Ky dështim sipas Osmanit nuk ishte as i rastësishëm dhe as i pamenduar, përkundrazi, ishte i kalkuluar dhe i menduar, gjë që është edhe më shqetësuese.
“Mandati i presidentit të ri duhej të përfundonte më 4 prill. Kjo do të thotë se 5 marsi ishte afati i fundit për zgjedhjen e tij. Ky afat tashmë ka skaduar. Nuk kemi të bëjmë me një debat politik, por me një fakt të qartë kushtetues”, tha Osmani
Kuvendi sipas saj ka dështuar të përmbushë një nga obligimet e tij themelore kushtetuese.
“Një kuvend që nuk arrin ta zgjedhë presidentin nuk mund të vazhdojë pafundësisht pa e kryer këtë detyrë. Afati përfundimtar për këtë proces ishte i qartë dhe përfundoi mbrëmë në mesnatë. Deputetët kishin në dispozicion 23 ditë, por vendosën të mos e përmbushin këtë obligim. Fakti që Kuvendi ka zgjedhur të mos i shfrytëzojë ditët në dispozicion nuk e ndryshon Kushtetutën. Kushtetuta nuk funksionon sipas logjikës së komoditetit politik. Asnjë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese nuk e pezullon rrjedhën e afateve kushtetuese. Sot nuk kemi një situatë të hapur për interpretim, afati kushtetues tashmë ka përfunduar”, tha Osmani.

