Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka realizuar një intervistë me influencerin e njohur, Mario Nawfal, ku foli për rrugëtimin e Kosovës ndër vite, ballafaqimin me okupatorin serb, dhe të qenët populli me pro-amerikan në botë.
Si kombi më pro-amerikan në Tokë, ne jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me popullin amerikan, në mënyrë të trashë dhe të hollë. Është një aleancë e pakontestueshme – një aleancë që ne mezi presim ta përmirësojmë nëpërmjet formulës ‘paqe përmes forcës’, të presidentit Donald Trump” u shpreh Osmani.
Osmani foli për aspiratat e shtetndërtimit të Kosovës, të demokracisë paqedashëse dhe largpamëse.
“Kosova do të qëndrojë: e palëkundur, e pathyer, e përjetshme! Dhe kështu do të jetë aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, u shpreh Osmani.