Telenews

Osmani: Kosova shtet i përkushtuar ndaj demokracisë e sundimit të ligjit

Krerë të institucioneve publike, partive politike, ambasadorë, përfaqësues të ndërkombëtarëve e delegacione nga e mbarë bota po marrin pjesë në shënimin e përvjetorit të 14-të të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, kryetarja e kësaj gjykate, Gresa Caka Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese foli për punën e bërë gjatë kësaj periudhe, deri sa nuk la pa përmendur as kritikat e sulmet verbale që kanë marrë ndër vite.

” Sot simbolikisht shënojmë 14 vjetorin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë, simbol i një rendi të pavarur kushtetues është ndeshur me interpretimin dhe mbrojtjen e kësaj kushtetuese. 14 vite më parë gjenerata e parë mori përgjegjësinë për të interpretuar një kushtetutë të një shteti të posa themeluar.  Ndërveprimi mes pushteteve krijon edhe tension mes tyre, ky tension reflekton faktin se demokracia në Republikën e Kosovës funksionon. Mungesa e tensionit nënkupton që nuk po ruhet ekuilibri i duhur kushtetues. Ky tension jo rrallëherë është manifestuar edhe në sulme ndaj gjykatës. Kushtetuta është edhe përkushtimi kolektiv i të gjitha autoriteteve për një shtet të së drejtës. Gjykata do t’i qëndrojë besnike parimeve”, shtoi ajo.

Ndërkaq, të pranishmëve përmes një video-adresimi, iu drejtua edhe para e shtetit, Vjosa Osmani-Sadriu.

“Republika e Kosovës është shtet i përkushtuar ndaj demokracisë e sundimit të ligjit. Këto janë dhe duhet të jenë kryefjala e punës së secilit institucion të vendit tonë. Si presidente, puna ime udhëhiqet nga kjo kushtetutë. Rol tejet të rëndësishëm kanë gjykatat tona që pritet të punojnë mbi parimet e barazisë e drejtësisë. Jam e lumtur që në ditët në vijim Kosova do të jetë nikoqire e diskutimeve me gjykatat e shteteve tjera. Jam e bindur se përvojat e shkëmbyera të shteteve tjera do të jenë udhërrëfyes i drejtë për Kosovën në adresimin e shumë sfidave”, shtoi presidentja, raporton transmetuesi publik.

Të ngajshme

Prokuroria kërkon paraburgim për Mahmut Hoxhajn që plagosi dy persona në Pejë

Donat Hashani

Këto janë detajet që nuk do ti besoni se ndodhën në zgjedhjet lokale 2025

Donat Hashani

Ky është asambleisti më i votuar në Kosovë

Donat Hashani