Telenews

Osmani kundërshton caktimin e Laban për rendin kushtetues, tërheq kërkesën

Presidentja Vjosa Osmani ka kundërshtuar caktimin e gjyqtarit Radomir Laban, nga Gjykata Kushtetuese për të vendosur lidhur me rendin kushtetues të Kosovës, në cilësinë e gjyqtarit raportues.

Ajo e ka shprehur këtë nëpërmjet një konference për media.

“Kam tërhequr kërkesën të paraqitur në Gjykatë më 22 korrik 2025. Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm pas informatës së konfirmuar se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Laban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit gjatë viteve 2018, 2021 dhe 2024 institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta dhe zyrtare”, ka thënë Osmani.

Për Laban, një vit më parë Presidenca e Kosovës, kishte raportuar se po e cenon sigurinë kombëtare e rendin kushtetues të Kosovës.

“Kryetari i gjykatës ka diskrecion të plotë të vendosë se cilit rast i caktohet cili gjyqtar. Kërkesa jonë ka të bëjë me rendin kushtetues. Është shqetësuese se si një gjyqtar, për të cilin institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informata që rrezikon shtetin tonë, t’i lihet në dorë ta përcaktojë fatin e rendit tonë kushtetues. Ky vendim nuk ka të bëjë me vlerësime personale, por me informata zyrtare të ofruara nga tre drejtues të institucioneve të sigurisë së vendit. Unë nuk kam ndonjë preferencë për ndonjë zyrtar tjetër, por për ta nuk ekziston asnjë informacion zyrtar që do ta cenonte këtë proces”, ka thënë ajo.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës: 06 gusht 2025

Valjeta Turkaj

Mushkolaj: Nëse gjyqtari serb cenon sigurinë kombëtare, atëherë përgjegjësinë më të madhe e ka vetë presidentja

KushtrimGuraj

Matoshi: Presidentja inatçore nga padija me shtru pyetje valide, e tërheq kërkesën

KushtrimGuraj