Telenews

Osmani, Kurti e Bislimi sot presin në takim ministrin çek

 

 

Ministri për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák, po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare, raporton Gazeta Telenews.

Përmes një komunikate për media, Presidenca njofton se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta presë në takim në orën 09:15.

Në orën 09:15, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák”, thuhet në komunikatë.

Edhe kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësministri Besnik Bislimi, do të takohen me të në orën 10:30.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpresin në takime bilaterale Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvořák”, thuhet në njoftim.

Më pas Bislimi dhe Dvořák do të mbajnë një takim bilateral në orën 11:00.

Si përfundim, në orën 11:30 zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvořák, mbajnë konferencë për media.

Të ngajshme

Gjysmëvjetori i dytë: Nisja e mësimit të hënën ende e pasigurt

Erzana Fazliu

IHMK: Deri më sot kanë rënë mbi 150 milimetra reshje

Erzana Fazliu

Vërshimet bllokojnë sërish komunën e Drenasit, disa rrugë të pakalueshme, Lladrovci: Mos lëvizni pa arsye

Erzana Fazliu