Telenews

Osmani mbyll Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, bashkë me vajzat e saj

Pas dy ditësh diskutimesh intensive, u përmbyll sot në Prishtinë edicioni i tretë i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në fjalën përmbyllëse, presidentja Osmani falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe theksoi se Kosova do të vazhdojë të jetë një zë aktiv në nismat për paqe, siguri dhe drejtësi globale.

“Kosova ka kaluar në tmerre të mëdha dhe ka humbur shumë fëmijë gjatë luftës, kur sot shohim fëmijë të vegjël dhe është ndjenja që na jep dashuri dhe i jep kuptim gjithçka je që ne bëjmë çdo ditë, e bëni më madhështor përmbylljen e këtij forumi. Kosova dhe Shqipëria tashmë janë vende parësore duke falënderuar shumë gjenerata para nesh të cilët kanë luftuar që sot ta gëzojmë paqe sot dy vendet janë shembuj për rajon, ne nuk e harrojmë kurrë ndihmën që kemi marrë ndaj miqve”, theksoi Osmani.

Në këtë forum morën pjesë 45 delegacione nga mbarë bota, përfshirë presidentë, ministra, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Të ngajshme

Zvicra shpallet vendi me cilësinë më të lartë të jetës në botë për vitin 2025

Valjeta Turkaj

Rohde në Deçan, falënderon ekipin që shpëtoi dy turiste të huaja në bjeshkët e Sharrit

Valjeta Turkaj

Kapen mbi 130 tonë pleh kimik nga Rusia, u kamuflua si mall nga Serbia

Valjeta Turkaj