Telenews

Osmani me Plenkoviqin bashkëkryesojnë tryezën e liderëve, “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”

Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili këtë edicion po mbahet në Tiranë, dhe që do të mbledhë 45 liderë evropianë, përfshirë edhe ata të institucioneve të BE-së.

Siç njofton Presidenca, e para e shtetit do të pritet nga kryeministri Edi Rama, gjersa përgjatë samitit do të marrë pjesë në të dy seancat kryesore të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, e më pas së bashku me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, do të bashkëkryesojë tryezën e liderëve me temën “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”.

“Kjo tryezë e liderëve do të trajtojë sfidat e sigurisë në kontinent dhe mundësitë që lidhen me migrimin dhe lëvizshmërinë, me theks të veçantë në fuqizimin e të rinjve, si dhe në shfrytëzimin e potencialit të mërgatës si motor për zhvillim ekonomik dhe stabilitet. Në këtë tryezë të bashkëkryesuar nga Presidentja Osmani do të marrin pjesë liderë nga mbarë Evropa, përfshirë kryeministrat e Italisë, Austrisë, Hungarisë, Belgjikës, ndër të tjerë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në kuadër të Samitit, Osmani thuhet se do të zhvillojë edhe takime bilaterale me liderë të tjerë evropianë.

Komuniteti Politik Evropian është një platformë për liderët evropianë që të diskutojnë çështjet kyçe me të cilat përballet kontinenti. E nisur në vitin 2022, EPC-ja synon të forcojë lidhjet politike dhe ekonomike në të gjithë Evropën, të ofrojë zgjidhje për sfidat e përbashkëta dhe të thellojë bashkëpunimin midis vendeve të BE-së dhe atyre jashtë saj.

Të ngajshme

Rreth 100 të vrarë në më pak se 12 orë në Gaza

Valjeta Turkaj

Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë

Valjeta Turkaj

Zbulohet arsyeja pse Rama iu ul në gjunjë kryeministres së Italisë

Valjeta Turkaj