Telenews

Osmani me Prattipatin flasin për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-SHBA “në përputhje me objektivat e përcaktuara nga Administrata Trump”

osmani-me-prattipatin-flasin-per-thellimin-e-bashkepunimit-kosove-shba-“ne-perputhje-me-objektivat-e-percaktuara-nga-administrata-trump”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Anu Prattipati

Siç ka njoftuar zyra e presidencës, në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në Kosovë, situata e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe hapat përpara drejt formimit të qeverisë.

Gjithashtu, biseda është fokusuar në angazhimet konkrete pas vizitave të fundit në Kosovë, përfshirë ato të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun, vizitat e përfaqësuesve  ushtarak të SHBA-ve, si dhe vizitën e Presidentit të Letonisë, që u zhvilllua gjatë ditës së sotme.

Njoftimi vazhdon duke treguar se në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përputhje me objektivat e përcaktuara nga Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij.

“Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati u ndalën veçanërisht te zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe forcimi i partneritetit në fushën e mbrojtjes. Takimi riafirmoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Kosovës dhe SHBA-së dhe angazhimin për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve”, përmbyllet njoftimi i presidencës.

Të ngajshme

Deklarata e Haradinajt, reagon Abdixhiku: Jeni mësuar që LDK t’ua bëjë politikën për qejf, lodheni kot, presioni po na forcon

KushtrimGuraj

Hamidi: Vetëvendosja nuk i ka votat për ta formuar Qeverinë, edhe po t’i marrë të gjitha minoritetet jo-serbe

KushtrimGuraj

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia jep detaje

KushtrimGuraj