Telenews

Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të çlirimit të kampit nazist Aushvic

osmani-merr-pjese-ne-ceremonine-perkujtimore-te-80-vjetorit-te-clirimit-te-kampit-nazist-aushvic

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Poloni për të marrë pjesë, krahas liderëve botërorë, në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të çlirimit të kampit nazist gjerman të përqendrimit dhe shfarosjes Aushvic.

Gjatë ceremonisë, në përkujtim të viktimave të Holokaustit, me pjesëmarrësit do të ndahen rrëfimet prekëse të dy të mbijetuarve nga kampi i Aushvicit, duke rikujtuar një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore.

Aushvici është simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara shpallën 27 janarin Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, për t’i kujtuar viktimat dhe për ta nxitur botën që të angazhohet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e tmerreve të tilla.

/GazetaSinjali/

The post Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të çlirimit të kampit nazist Aushvic appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

OVL e UÇK-së kërkon tërheqjen e mbështetjes për publikimin “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Valjeta Turkaj

Arratisje spektakolare në SHBA: Gruaja me pranga në duar largohet nga dritarja e makinës së policisë (Video)

Valjeta Turkaj

Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj

Valjeta Turkaj