Telenews

Osmani merr thirrje nga Biden për të shkuar në SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka marrë ftesë nga homologu i saj amerikan, Joe Biden për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë.

Lajmin e ka konfirmuar Presidenca e Kosovës.

“Presidentja Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci”.

Sipas ftesës, përveç fjalimit që do të mbajë krahas krerëve të shteteve të tjera sipas formatit të vitit të kaluar, Presidentja Osmani është përzgjedhur edhe në mesin e dhjetë liderëve që do të jenë folës kryesor në seancën plenare në të cilën do të diskutohet për rolin e demokracisë në krijimin e institucioneve stabile.

Të ngajshme

Videot e Adi Hilës, policia zgjeron hetimet: Ftohen për deklarime personat në pamje

Rrezarta Ramaj

“Jam e neveritur”, Kryemadhi flet për videot intime: Askush s’ka punë me dhomën e gjumit të tjetrit

Rrezarta Ramaj

Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Rrezarta Ramaj