Telenews

Osmani ndan mbi 200 dekorata, nesër nderohet edhe Kombëtarja e futbollit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndau të hënën mbi 200 dekorata personaliteteve nga sektorë të ndryshëm: gazetari, sport, shëndetësi, arsim, art, kulturë, aktivistë, shërbyes publikë që me punën e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme për liri dhe pavarësi të Kosovës dhe që kontribuuan në shtetndërtim.

Në fjalimin e saj, presidentja Vjosa Osmani tha se dekoratat përveçse janë mirënjohje, janë edhe dëshmi e sakrificës dhe guximit të qytetarëve që nuk hoqën dorën nga liria e vendit.

“Atdheu nuk është vetëm vendi ku lindim, por thirrje që na ndjek përgjatë gjithë jetës. Republika e Kosovës është rrjedhë e pandërprerë brezash e atyre që dhanë gjithçka. Në zemër të kësaj përpjekjeje qëndron vetë liria jonë, jo vetëm si e drejtë e fituar, por ndjenjë e thellë permanente. Muaji mars, në të cilën po mbahet ceremonia është një muaj i rëndë në historinë tonë, muaj kujtese e reflektimi që na kthen në ngjarje të tmerrshme, masakra të kryera nga Serbia. Një muaj që dëshmon qëndrueshmërinë, rezistencën për të mos u dorëzuar kurrë”.

“Dekoratat që po ndahen janë përveçse mirënjohje edhe dëshmi e sakrificës dhe guximit që nuk u përkul e dorëzua e nuk hoqi dorë nga liria asnjëherë. Nderimi ynë do të fillojë me heronj të UÇK-së, ata që dhanë sakrificën më të lartë duke dhënë jetën për liri. Nderimi i përhershëm u takon atyre. Liria jonë nuk u krijua vetëm në fushëbetejë, u ndërtua edhe shumë bijë e bija të këtij vendi me dije. Disa nga dekoratat i kushtohen kontributit për liri e pavarësi dhe do t’u jepen atyre qe u gjenden në këtë shtet në kohët vendimtare”, tha Osmani.

Presidentja Osmani përmendi edhe Kombëtaren e Kosovës në futboll, e cila nesër do të luajë me Turqinë në finale të plejofit për Botërorin 2026. Ajo tha se pavarësisht nga rezultati i ndeshjes së nesërme, ekipi do të dekorohet me medalje të martën për kontributin e pamatshëm e shpresën që po i jep popullit.

“Ne duhet t’i vlerësojmë që sot po i japin shpresë qytetarëve të Kosovës. Pavarësisht rezultatit të ndeshjes së nesërme ekipi i kombëtares ka bërë historinë, prandaj kam nderin t’u njoftoj që për këtë kontribut të pamatshëm dhe për shpresën që po i japin këtij populli, medalja presidenciale do t’i ndahet nesër edhe ekipit kombëtar pavarësisht ndeshjes së nesërme”, tha Osmani.

Të ngajshme

Haxhiu: Murat Jashari i vetmi kandidat për president me konsensus

KushtrimGuraj

Bajrami: Terminalet s’u shtetëzuan, fitimi vazhdon për privatët

KushtrimGuraj

Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill

KushtrimGuraj