Telenews

Osmani ndërpret vizitën zyrtare në New York

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërprerë vizitën zyrtare në New York, si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit në veri të vendit.

Në një sulm në Banjskë të Leposaviqit rreth orës 3 të mëngjesit ka mbetur i vdekur rreshteri policor A.B., ndërsa është plagosur një polic kufitar.

Osmani ishte në vizitë zyrtare në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në New York, shkaku i zhvillimeve në veri të vendit, i ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për të hënën dhe të martën në New York, dhe qysh sot do të niset për në Kosovë”, ka njoftuar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj