Telenews

OSMANI NË DITËN E DËSHMORËVE TË PRISHTINËS: DËSHMORËT E UÇK-SË ME STOICIZMIN E TYRE E BËN TË MUNDSHME LIRINË

Këto deklarata ajo i bëri në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës teksa përkujtoi Betejën e Marecit duke thënë se civilët e vrarë janë dëshmi e veprimeve barbare të pushtetit gjenocidal serb.
“Dëshmorët e UÇK-së me stoicizmin e tyre e bën të mundshme lirinë tonë. Do t`i kujtojmë përherë dhe do të përpiqemi që t`i përmbahemi vizionit të tyre për atdheun, për të cilin u flijuan. Përveç dëshmorëve të Betejës së Marecit, kujtojmë edhe civilët ë rënë, të cilët janë dëshmi e veprimeve barbare të pushtetit gjenocidal të Serbisë kundrejt popullsisë së pafajshme”, ka thënë ajo.
Tutje, Osmani ka përkujtuar edhe masakrën në Ribar të Vogël të Lipjanit dhe atë në Dyz të Podujevës.
“Kujtimi për dëshmorët e civilët na obligon që të angazhohemi çdo ditë për ta vendosur drejtësinë, që çdo herë ta mbrojmë të vërtetën dhe që lirinë ta ruajmë me çdo kusht, sepse është fituar me mund”, ka theksuar ajo në kujtim të të gjithë të rënëve të këtë ditë.

Të ngajshme

Aksident me fatalitet në Itali: Humb jetën 7-vjeçari shqiptar, plagoset babai i tij

Valjeta Turkaj

Arrestohen katër persona për vrasjen e dyfishtë në Durrës

Valjeta Turkaj

Presidentja udhëton drejt Gjermanisë, mban sot një fjalim në Universitetin e Berlinit

Valjeta Turkaj