Telenews

Osmani në Finlandë: Të përkushtuar për forcim partneriteti, nderojmë trashëgiminë e presidentit Ahtisari

osmani-ne-finlande:-te-perkushtuar-per-forcim-partneriteti,-nderojme-trashegimine-e-presidentit-ahtisari

Presidentja, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Finlandë, me ftesë të homologut të saj, Alexander Stubb.

Ajo në profilin e saj në “X” ka thënë se lidhja e Kosovës me Finlandën, nuk i ka rrënjet vetëm në të kaluarën, por edhe në të tashmen, dhe se raporti mes dy shteteve vetëm sa po shkon e duke u zhvilluar.

Osmani ka thënë se bashkë me presidentin Stubb janë të përkushtuar për forcimin e partneritetit mes dy vendeve dhe për të nderuar trashëgiminë e presidentit Marti Ahtisari, njeriu që hartoi Planin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Me Presidentin Alex Stubb, ne jemi të përkushtuar të forcojmë partneritetin tonë, të nderojmë trashëgiminë e Presidentit Ahtisaari, të mbrojmë lirinë për të cilën të dy kombet tona kanë luftuar prej kohësh dhe të zhbllokojmë potencialin e plotë të asaj që njerëzit tanë mund të arrijnë së bashku”, ka shkruar shefja e shtetit të Kosovës./GazetaExpress/

 

The post Osmani në Finlandë: Të përkushtuar për forcim partneriteti, nderojmë trashëgiminë e presidentit Ahtisari first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Apetitit nuk po i ndalen skandalet, AUV i zbulon bakterin Salmonella në mishin e importuar nga Brazili –

KushtrimGuraj

Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës –

KushtrimGuraj

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj