Telenews

Osmani në Japoni: Kosova është një demokraci që shikon drejt të ardhmes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalimin kryesor në emër të Republikës së Kosovës, gjatë ceremonisë zyrtare të Ditës së Kosovës në EXPO 2025, që po mbahet në Osaka, Japoni.

Në fjalën e saj, presidentja Osmani e ka nderuar Ditën e Çlirimit të Kosovës, një ngjarje që shënohet më 12 qershor, duke theksuar se ajo është një ditë e shënuar që nderon guximin e atyre që luftuan për liri dhe forcën e aleancave që mbështetën popullin e Kosovës gjatë periudhave më të vështira të saj.

“Populli ynë u lirua përfundimisht nga një regjim gjenocidal – një ditë që nderon kujtimin e atyre që dhanë sakrificën më të madhe”, tha ajo.

Ajo gjithashtu nënvizoi se, “Sot, Kosova është një demokraci që shikon drejt të ardhmes, e udhëhequr nga sundimi i ligjit, me një brez të ri vizionar dhe e përkushtuar thellësisht ndaj vlerave euro-atlantike.”

Presidentja Osmani ka folur edhe për raportet e shkëlqyera dhe të fuqishme mes Kosovës dhe Japonisë, duke falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia ka dhënë për popullin e Kosovës, sidomos pas luftës dhe gjatë fazave të ndryshme të rindërtimit.

“Ajo ka formësuar themelin e fortë të miqësisë që gëzojmë sot. Ndërsa Kosova vazhdon rrugën e zhvillimit dhe forcimit të pozitës së saj ndërkombëtare, presim me padurim thellimin e mëtutjeshëm të këtij partneriteti”, theksoi Osmani.

 

Të ngajshme

Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Bedri Hamzës

KushtrimGuraj

Tragjedi në Deçan: Nënë e bir dyshohet se u mbytën në pishinë

KushtrimGuraj

Temperaturat rriten, QKUK mbetet pa klimatizim – Dështojnë ofertat për servisimin e pajisjeve

Donat Hashani