Telenews

Osmani në SHBA, a do t’i kërkohet themelimi i Asociacionit?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takoi në Uashington ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien, me të cilin tha se diskutoi për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët amerikanë në tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

“Bashkë, diskutuam edhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë dhe rëndësinë e rolit të SHBA-së për suksesin e këtij procesi”, shkroi Osmani në Facebook.

Nuk dihet nëse dyshja kanë folur edhe për Asociacionin, për themelimin e të cilit bëri thirrje O’Brein qysh në prill të këtij viti.

“Për të ecur përpara, ne kemi nevojë për zbatimin e marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, përfshirë ‘përparimin urgjent’ në hapat që çojnë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, tha ai në prill.

Ndrushe, O’Brien, në disa raste, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i zbatojnë marrëveshjet e dala nga bisedimet mes tyre.

Osmani ndodhet në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për të marrë pjesë në një aktivitet për gratë, paqen dhe sigurinë, i cili mbahet në kuadër të Samitit të NATO.

Samiti, që përkon me 75-vjetorin e themelimit të aleancës ushtarake, mbahet nga nesër deri më 11 korrik. /telenews/

Të ngajshme

Loredana del në mbështetje të protestës për ish-krerët e UÇK-së –

KushtrimGuraj

Aleanca: Ndihma ligjore për ish-krerët e UÇK-së në Hagë të mos përzihet me politika partiake –

KushtrimGuraj

Elvana Gjata mbështet protestën e 1 tetorit në Prishtinë kundër vendimit të Hagës –

KushtrimGuraj