Telenews

Osmani në Singapor, takon Princin William të Uellsit

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Singapor. Osmani atje ka takuar sot edhe princin Willaim të Uellsit në kuadër të ceremonisë “Earthshot Prize”, shkruan Express.

Siç ka shkruar Osmani, bisedimet janë fokusuar në bashkëpunimin mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar

“Kënaqësi të takoj sërish Princin William të Wales-it, në kuadër të ceremonisë Earthshot Prize në Singapor.

Diskutimet tona u fokusuan në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në tema si përkrahja e rinisë në projekte të agjendës së gjelbër si dhe në projekte për ndërgjegjësimin rreth çështjeve që lidhen me shëndetin mendor”, ka shkruar Osmani./Telenews/

Të ngajshme

Çfarë dihet rreth daljes nga shinat të tramvajit në Lisbonë?

Valjeta Turkaj

Vrasja në Lipjan, policia bastis shtëpinë e të dyshuarit Top Kolshi – gjendet një armë

Valjeta Turkaj

Në pritje të mandatarit, Kurti: Të dielën mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm

Valjeta Turkaj