Telenews

Osmani nga Qendra “Përparimi”: Çdo buzëqeshje e këtyre fëmijëve na kujton se forca qëndron te dashuria

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se më 1 shtator, në ditën kur fillon viti i ri shkollor, ka vizituar shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta, Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se çdo buzëqeshje e këtyre fëmijëve ua kujton se forca e vërtetë qëndron te dashuria, përkushtimi dhe gjithëpërfshirja.

“Faleminderit mësueseve, heroinave të përditshme të këtij udhëtimi, që me durim, dije dhe zemër ndriçojnë rrugën e brezave të ardhshëm, përkundër sfidave të çdoditshme me të cilat ballafaqohen fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre”, ka thënë Osmani.

 

 

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj