Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka ngushëlluar homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar, për viktimat nga përmbytjet.
Osmani, përmes një shkrimi në Twitter tha se Kosovë është e gatshme t’i ofrojë ndihmë Sllovenisë.
“Ngushëllime të sinqerta presidentes Natasha Pirc Musar dhe popullit të Sllovenisë për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut. Kosova është e gatshme të ndihmojë miqtë dhe aleatët tanë sllovenë”, ka shkruar Osmani, transmeton Telegrafi.
E më pas, Natasha Pirc Musar e ka falënderuar Osmanin për ngushëllimin dhe gatishmërinë për ndihmë.
“Faleminderit zonja Presidente”, thuhet në reagimin e presidentes sllovene.