Telenews

Osmani nuk shkoi te darka e Macronit, njohja nga Siria u bë ‘sebep’

Njohja nga Siria u bë shkak që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të mos jetë e pranishme në Paris, në darkën me liderët botërorë dhe po ashtu në Forumin e Paqes, ndonëse u ftua nga homologu i saj francez, presidenti Emmanuel Macron.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv Bekim Kupina, këshilltar për media i të parës së shtetit.

” Presidentja dhe Zotëria i Parë janë falënderues ndaj Presidentit Macron dhe Zonjës së Parë Brigite Macron për ftesën dhe mbështetjen e vazhdueshme”, deklaroi Kupina.

“Për shkak të takimit trilateral me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, si dhe me Presidentin e Sirisë, në të cilin u arrit marrëveshja historike për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Republika Arabe e Sirisë, Presidentja nuk ka arritur që të udhëtojë për në Francë”, theksoi ai.

Të mërkurën, Kosova mori një lajm të madh.

Të ngajshme

Kurti në Forumin e Paqes në Paris: Kosova është histori e dyfishtë suksesi

Valjeta Turkaj

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Valjeta Turkaj

Shpallet e pavlefshme certifikata e regjistrimit e Shkollës së Futbollit “Finta” Drenas 2016

Valjeta Turkaj