Telenews

Osmani para Costas kërkon t’i hiqen masat Kosovës dhe që aplikimi për anëtarësim të mos arkivohet

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vizioni i presidentit të Këshillit të BE-së për zgjerimi e BE-së si projekt me rëndësi strategjike që forcon paqen në tërë kontinentin është më i domosdoshëm se kurrë.

“Nevoja për hapa të guximshëm është jo thjesht një opsion, por domosdoshmëri. Është koha që kjo të refkletohet përtej fjalëve, por edhe me hapa konkretë.

Osmani ka kërkuar t’i hapët përfundimisht rruga e Kosovës drejt BE-së.

“Shpresojmë që shtetet anëtare që më në fund të pajtohen që të hiqen masat që po dëmtojnë qytetarët tonë. Çdo minutë më shumë me masat në fuqi, një fuqi larg jetësimit të ëndrrës europiane. Vonesë më shumë të zgjerimit. Është koha përfundimtare të trajtohet aplikimi me prioritet dhe të mandatohet edhe komisioni”.

Ajo kërkoi që aplikimi i Kosovës në BE të mos mbetet një dokument i arkivuar.

Të ngajshme

Osmani: Vizita e Vuçiqit në Moskë, akt i qartë politik që sfidon edhe vet qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e Evropës

Donat Hashani

Costa: Kosova e ka vendin në familjen e BE-së – forcat politike të krijojnë konsensus

Donat Hashani

Hargreaves pas takimit me Trendafilovën: Mos të pengohet komunikimi i Speciales me popullin e Kosovës

Donat Hashani