Telenews

Osmani pas takimit me Von der Leyen: Kosova është gati të ecë përpara drejt BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se me Von der Leyen ka diskutuar për zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, për rëndësinë e heqjes së masave të vendosura ndaj Kosovës dhe për hapat e ardhshëm në procesin e integrimit evropian.

“Kosova është gati të ecë përpara me përkushtim, me reforma të suksesshme dhe me besim të palëkundur në të ardhmen evropiane. Mbështetja e Komisionit Evropian për Kosovën në këtë proces mbetet thelbësore”, shkroi Osmani.

Të ngajshme

Sa shpenzuan subjektet politike për zgjedhjet e 9 shkurtit? – KQZ publikon raportin

Valjeta Turkaj

Trump paralajmëron: SHBA nuk do të ndihmojë Argjentinën nëse Milei humb zgjedhjet

Valjeta Turkaj

Pas Osmanit, Presidentja e KE-së takohet me Kurtin në Kuvend

Valjeta Turkaj