Telenews

OSMANI PËR DITËN E LIRISË SË SHTYPIT: NDEROJMË GAZETARËT QË I DHANË ZË VUAJTJEVE TONA GJATË LUFTËS

Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderohen ka kujtuar gazetarët që i kanë dhënë zë vuajtjeve gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Indeksi i Lirisë së Shtypit Botëror, e ka renditur Kosovën sivjet në në pozitën e 61-të, në krahasim me pozitën e 78-të, që ka mbajtur në vitin 2021.
Presidentja Osmani ka thënë se ky indeks tregon përkushtimin institucional ndaj demokracisë.
“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderojmë gazetarët që i dhanë zë vuajtjeve tona gjatë luftës dhe ata që vazhdojnë të ngrihen për të vërtetën dhe lirinë sot. Indeksi i lirisë së shtypit është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit tonë ndaj demokracisë”, tha Osmani.

Të ngajshme

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë

Rrezarta Ramaj