Telenews

Osmani për Owada: Si kryetar i GJND-së ka drejtuar këtë institucion në një prej momenteve më të rëndësishme për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim profesorin e shquar të së drejtës ndërkombëtare dhe ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hisashi Owada.

“Pas një takimi jashtëzakonisht miqësor me të gjatë vizitës në Japoni, Presidentja Osmani e cilësoi nder të veçantë pritjen e profesorit Owada në zyrën e saj, duke theksuar se ai përfaqëson një figurë të jashtëzakonshme në fushën e drejtësisë ndërkombëtare dhe një promovues të palodhur të paqes globale”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Në këtë takim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës për rolin historik të profesorit Owada, “i cili si kryetar i GJND-së ka drejtuar këtë institucion në një prej momenteve më të rëndësishme për shtetin e Kosovës – dhënien e opinionit këshillëdhënës të datës 22 korrik 2010, ku Gjykata konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

Presidentja vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të profesorit Owada jo vetëm për Kosovën, por edhe për zhvillimin dhe avancimin e të drejtës ndërkombëtare dhe përpjekjet për paqe globale, thuhet tutje në njoftim.

“Me këtë rast, Presidentja Osmani e uroi Profesorin Owada edhe për titullin “Doctor Honoris Causa” të dhënë nga Universiteti i Prishtinës, duke theksuar se institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës do të mbeten përjetësisht mirënjohës për mbështetjen dhe vizionin e tij”.

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Prizren – përplasen dy biçikleta, një 24-vjeçar dërgohet në QKUK me lëndime në kokë

KushtrimGuraj

Publikohet sondazhi i fundit, LVV-ja pëson rënie drastike, AAK nuk e kalon pragun

KushtrimGuraj

Punësime të kamufluara në MKRS, 153 zyrtarë të rregullt u futën si “konsulentë”

KushtrimGuraj