Telenews

Osmani për rezolutën anti-Marty: U tha ajo që dihet, lufta e UÇK-së nuk zhbëhet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thotë se miratimi i Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë e cila i adresohet Këshillit të Evropës mbi pabazueshmërinë e pretendimeve të përfshira në raportin e ish-senatorit Dick Marty është e mirëseardhur.

Osmani vlerëson se Kuvendi i Shqipëri ka shprehur atë që secili shqiptarë e ka thënë se lufta çlirimtare e Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk zhbëhet nga askush pavarësisht përpjekjeve.

“Rezolutat janë të mirëseardhura dhe shprehin vullnetet politike të parlamenteve përkatëse. Mirëpo, ekziston një parim bazik juridik që një akt qoftë rezolutë apo akt tjetër juridik ose politik kështu që natyrisht Kuvendi i Shqipërisë ka shprehur atë që secili shqiptarë në Kosovë e Shqipëri apo kudo qoftë ka thënë deri sot që lufta çlirimtare e Kosovës, lufta çlirimtare e UÇK-së nuk mund të zhbëhet nga askush sepse historinë nuk do të mund ta ndryshojë askush pavarësisht përpjekjeve”.

“Kosova asnjëherë nuk ka fshehur asgjë, sepse Kosova e ka mbrojtur vetveten nga një regjim gjenocidal i udhëhequr nga Millosheviqi në atë kohë, mbetjet e të cilit akoma janë në Serbi për fat të keq në kontekst të mentaliteti”, tha Osmani.

Të ngajshme

Motra e Laurent Krasniqit thyen heshtjen pas humbjes së rëndë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 7 shtator

Rrezarta Ramaj

Juventusi dhe Milani ndajnë pikët në ndeshjen e madhe G

Rrezarta Ramaj