Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nënshkruar të hënën në Librin e Zisë për vdekjen e ish-presidentit amerikan, Jimmy Carter.
Presidenca ka njoftuar të hënën se Osmani u ka shprehur ngushëllime familjes Carter dhe popullit amerikan për vdekjen e Carterit, duke u shprehur se angazhimi i tij për paqen dhe të drejtat e njeriut “frymëzoi breza liderësh në mbarë botën”.
“Përkushtimi i tij ndaj shërbimit na kujton të gjithëve se lidershipi i vërtetë nuk ka të bëjë me fuqinë, por me humanizmin, integritetin dhe mbrojtjen e kauzave. Kosova gjithmonë do ta nderojë trashëgiminë e tij si një kampion për liri, integritet dhe dinjitet. Shembulli i tij le të vazhdojë të na udhëheqë të gjithëve dhe shembëlltyra e tij qoftë një bekim për të gjithë ata që luftojnë për një botë më të mirë dhe më të drejtë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Carter ka vdekur më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare.