Telenews

Osmani pranon letrat kredenciale, ambasador i ri i Malit të Zi në Kosovë do të jetë ky shqiptar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Bernard Çobaj.

Duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të cilat janë ndërtuar mbi parime të respektit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Presidentja vlerësoi mbështetjen e Malit të Zi për Kosovën në periudha të rëndësishme, duke nënvizuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Osmani ritheksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Malin e Zi në frymën e fqinjësisë së mirë, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik.

Ajo shprehu bindjen se gjatë mandatit të ambasadorit Çobaj do të hapen mundësi të reja bashkëpunimi, duke forcuar më tej lidhjet ndërmjet dy shteteve.

Të ngajshme

Moti sot

Erzana Fazliu

Ngjarjet e ditës 16 Prill

Erzana Fazliu

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

KushtrimGuraj