Telenews

Osmani: Presidentja nuk mban raport me parti politike, raporti ynë është ndërinstitucional

Një ditë pasi kryeministri Kurti pohoi se me presidenten Osmani ndonjëherë kanë  dallime, presidentja Osmani tha se çdo gjë tejkalohet kur mbi të gjitha vihet interesi shtetëror. Sipas saj, çështjet e interesit nacional nuk janë detaje të parëndësishme por janë tema të cilat kërkojnë kontributin e çdo institucioni dhe çdo partie politike.

“Natyrisht që kur vendoset imteresi shtetor dhe inereis qyetar mbi te gjitha cdo dlalim është i tejkalueshem se cili ka qenë dalliminju gjithë e dini tash është e domosdoshme që të gjitha instituconet e Kosovës të gjitha partitë poliike që përfaqsojnë qytetarët bashkërisht  të ulemi dhe të refektojmë pë rcështje te interesit nacional për mua temat e interesit nacional nuk janë detaje të parëndëishme janë tema të cilat kërkojnë kontributin e gjithësecilit prej nesh”, tha Osmani.

Përplasjet mes presidentes dhe eksponentëve të Qeverisë u shpërfaqën pas letrës që ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla i dërgoi Këshillit të Evropës, për të cilin veprim presidentja Osmani tha se Qeveria nuk ishte koordinuar me të, çështje kjo e cila përplasi atë edhe me kryeparlamentarin Konjufca.
E pyetur nëse bashkëpunimit me Vetëvendosjen po i vije fundi, Osmani tha se  rëndësi ka raporti ndërinstitucional.

”Nuk ka pasur përplasje, ose më fal raport Osmani-Vetëvendosje, presidentja nuk mban raport me parti politike, raporti ynë është ndërinstitucional, është krejtësisht normale dhe në fakt është detyrë e të gjitha institucioneve, qeverisë, kuvendit dhe presidencës që të bashkëpunojnë në interes qytetar, duke u bazuar në parimin e ndarjes dhe kontrollit të pushteteve. Nuk ka këtu lidhja partiake ndonjë rëndësi por ajo për të cilën unë angazhohem vazhdimisht dhe do të vazhdoj të angazhohem është raporti korrekt në përputhje me Kosovën dhe në përputhje me interesin e Kosovës me të gjitha institucionet”, tha Osmani.Presidentja Osmani u pyet edhe për themelimin e Asociacionit të  Komunave me shumicë serbe. Tha se bazë e tij do të jetë kushtetueshmëria dhe ligjshmëria duke mohuar se ka një luftë politike rreth kësaj çështjeje.

“Nuk ka asnje luftë poltike rpesidentja erks kekronvetem te respektohe tkushtetua e ks terirotri dhe aktgjykimi i gjykate skushtetuese sa i eprket dokuembteti 2013. S ai pekre tmodleit te asociaicont te komuanve te ks nuk ka kompetneca ekzutive…ka kompetenca kordiniese…Mbi kete parim që ëhstë i praparë më kushtetue ne kekrojëm q ëtë tarjohene dhe propzimet e ardhshme kjoë shtë arsye s ai perket draftit te be që si prësidtne se kam shpallur me pepruthje me kushtetuten dhe smund ta beje nje gje te tille ehste kompetnece e gjykate spor kamshprshur shqeteisme tper tri tema qe jane pershire aty…”, tha Osmani.

Këto komente presidentja, Vjosa Osmani i bëri dje pas takimit me kryetarët e komunave të Kosovës

source

Të ngajshme

Berisha për rastin e Faton Hajrizit: Skenar për ta degraduar UÇK-në

Donat Hashani

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani