Telenews

Osmani pret në takim shefin e zyres së BE-së në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Osmani ka folur me të për konstituimin e Kuvendit dhe rrugën evropiane të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Gjatë takimit, sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, ata kanë folur edhe për vizitën e para rreth tri javësh të Kryediplomates së BE’së, Kaja Kallas, në Kosovë.

“Presidentja Osmani e vlerësoi këtë vizitë, njëlloj si edhe vizitat e zyrtarëve të tjerë të lartë të BE-së, si një sinjal të përkushtimit të Bashkimit Evropian ndaj aspiratave të Kosovës për integrim në strukturat evropiane. Në këtë kontekst, ndër të tjera, u diskutua edhe për rëndësinë e reformave, bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me institucionet evropiane”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca.

 

Të ngajshme

Në Kosovë nis Java e Krenarisë me moton “Asnjë hap mbrapa”

KushtrimGuraj

Ngërçi politik, Presidentja nuk tregon pse nuk po i vazhdon takimet 

KushtrimGuraj

OVL UÇK i dërgon letër Osmanit lidhur me vendimin për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe Dhomave të Specializuara

Donat Hashani