Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Budapest, ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian.
Përmes një postimi në Facebook ajo ka publikuar një fotografi me kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban, të cilin e ka falenderuar për mikëpritjen.
“Faleminderit kryeministrit të Hungarisë, Victor Orbán për mikëpritjen në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.” – ka shkruar Osmani.

