Telenews

Osmani reagon pas sulmit në Uashington: SHBA mbetet mbrojtësi i lirisë dhe demokracisë

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të ndodhur në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ku i pranishëm ishte presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani ka shprehur solidaritet dhe lutje për presidentin Trump, bashkëshorten e tij dhe popullin amerikan, duke theksuar besimin në qëndrueshmërinë e institucioneve të Shteteve të Bashkuara.

Ajo ka vlerësuar gjithashtu reagimin e shpejtë të Shërbimit Sekret amerikan, duke thënë se veprimi i tyre ka parandaluar një tragjedi më të madhe.

“Jemi mirënjohës për trimërinë e agjentëve të Shërbimit Sekret të ShBA-së që vepruan shpejt dhe heroikisht për të mbrojtur Presidentin dhe të gjithë të pranishmit. Shtetet e Bashkuara mbeten mbrojtësi më i madh i lirisë dhe demokracisë. Asnjë akt dhune nuk do ta zvogëlojë kurrë këtë”, ka shkruar Osmani.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj