Telenews

Osmani: ShBA-të janë përkrah Kosovës për të garantuar sigurinë tonë

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një fotografi krah emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin është takuar sot dhe pas takimit u deklaruan për media.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përkrah Kosovës për të garantuar sigurinë tonë, kufijtë tanë, pavarësinë, sovranitetin, kushtetutshmërinë dhe sundimin e ligjit”, ka shkruar e para e shtetit në llogaritë e saj në rrjete sociale.

Escobar pritet të takohet gjatë pasdites edhe me krerët e opozitës, ndërsa me kryeministrin Albin Kurti, nesër.

Takimi i zyrtarit të Departamentit amerikan të Shtetit me krerët e opozitës do të mbahet sot në orën 19:00.

Të ngajshme

Shqiptarët mobilizohen për zgjedhjet në Serbi, thirrje për votimin e listës me numrin 17 –

KushtrimGuraj

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj