Telenews

Osmani takohet me ambasadorin britanik, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit të presidencës, në takim u fol për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), në prag të votimit nga Asambleja Parlamentare e kësaj organizate.

“Në takim u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në prag të votimit nga Asambleja Parlamentare e kësaj organizate. Presidentja Osmani vuri theksin tek rëndësia e këtij anëtarësimit të Kosovës për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Osmani ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në këtë drejtim.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në këtë drejtim, ndërsa ritheksoi rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetje në këtë momentum të rëndësishëm për shtetin tonë dhe qytetarët tanë”, thuhet tutje në njoftim.

source

Të ngajshme

Përfundon votimi për fatin e Abdixhikut në LDK

KushtrimGuraj

Tentuan të realizonin shitblerje tokash në vlerë prej 1.55 milionë eurosh me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona

KushtrimGuraj

Abdixhiku: Nismë e gabuar, e pavend dhe e pakohë, ndjej keqardhje për ata që sabotuan partinë

Blearta