Telenews

Osmani takohet me kryeministren e Danimarkës, tregon çka diskutuan

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington.

Ajo tha se me të ka folur për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në Europë.

“Me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, diskutime në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C., për qëllimet tona të përbashkëta në mbrojtje të paqes e sigurisë në kontinentin tonë”, ka shkruar Osmani.

Osmani po merr pjesë në aktivitete që mbahen në kuadër të Samitit të NATO-s në Washington, me të cilat shënohet 75 vjetori i kësaj organizate, e që i dedikohen agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Të ngajshme

Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas një studimi

Rrezarta Ramaj

Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni – po trajtohej në QKUK

Rrezarta Ramaj

Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Bresje të Fushë Kosovës

Rrezarta Ramaj