Telenews

Osmani takohet me kryeparlamentarin japonez, flasin për thellim të partneritetit ndërmjet vendeve

Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Japoni u takua me kryeparlamentarin e vendit, Fukushiro Nukaga.

Sipas një njoftimi nga ana e presidentes, ata riafirmuam përkushtimin e palëkundur për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.

“Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, z. Fukushiro Nukaga, riafirmuam përkushtimin tonë të palëkundur për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në shërbim të vlerave të përbashkëta”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Tutje, e para e vendit tha se mbështetja e Japonisë për popullin e Kosovës ka qenë thelbësore gjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit.

“Synojmë që këtë partneritet ta ngremë në nivele edhe më të larta”, shtoi tutje ajo.

Të ngajshme

“E kemi paguar një çmim”: Konjufca thotë se gjuha e Kurtit pati pasoja për VV-në

Erzana Fazliu

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

Erzana Fazliu

WSJ: Ushtria amerikane ndihmoi Izraelin nga ajri, toka dhe deti

Erzana Fazliu