Telenews

Osmani takohet me Zelenskyn: Askush nuk e kupton dhimbjen e Ukrainës më shumë se populli i Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin e liderëve evropianë në Moldavi, është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në një postim në Twitter, Osmani tha se këto kohë, janë periudha vendimtare për shtetet në aspektin e asaj se çfarë pozicionimi marrin.

“Në momentet kur ka rëndësi se ku qëndroni, unë i shpreha Presidentit solidaritetin tonë të plotë Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë. SlavaUkraina”, shkroi ajo.

 

Të ngajshme

Berisha: Vota ime nuk është e determinuar nga askush, as nga opozita – duhet të reflektojmë të gjithë

Erzana Fazliu

Tragjedia në Teksas: Shkon në 27 numri i viktimave – 20 vajza ende të zhdukura

Erzana Fazliu

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Erzana Fazliu