Telenews

OSMANI TAKON DEPUTETIN SUEDEZ, PËRMEND AGJENDËN DESTABILZUESE TË SERBISË KUNDËR VENDEVE TË RAJONIT

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu priti sot në takim deputetin e Riksdag, Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, Magnus Jacobsson, ku ka përmendur agjendën destabilizuese të Serbisë kundër vendeve të rajonit, si dhe rritjen e bashkëpunimit ushtarak, politik e ekonomik nga ana e tyre me Rusinë.
Presidentja Osmani dhe deputeti Jacobsson diskutuan për bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, rrugëtimin euro-atlantik të vendit tonë dhe situatën gjeopolitike në Evropë.
Deputeti Jacobsson vlerësoi punën e presidentes Osmani në lartësimin e zërit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, që shndërruan dhimbjen në forcë dhe mbesin figura shembullore të qëndresës. Kurse presidentja falënderoi deputetin Jacobsson në angazhimin e tij për të avokuar për liberalizim e vizave për qytetarët tanë dhe mbështetjen e tij për integrimin euro-atlantik të Kosovës.
Sipas një komunikate të Presidencës, në takim u bisedua edhe për zhvillimet në kontinentin evropian dhe luftën gjenocidale të Putinit ndaj popullit ukrainas.
Presidentja ritheksoi hapat e ndërmarra nga institucionet tona për t’i bashkërenduar përpjekjet me aleatët, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë.

Të ngajshme

Arrestohet pasi ofendoi familjen Haradinaj, detaje nga Policia

Valjeta Turkaj

Në mes të tensioneve, kalon edhe anija e dytë në Ngushticën e Hormuzit

Valjeta Turkaj

Incident me armë zjarri në një lokal nate në Prishtinë, dy të lënduar

Valjeta Turkaj