Telenews

Osmani takon Pelosin: Diskutojnë për gjendjen aktuale të sigurisë në Evropë, e në veçanti në Ballkan

Presidentja e vendit Vjosa Osmani në përmbyllje të qëndrimit të saj në Washington D.C, mori pjesë në darkën e shtruar nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesëve, Nancy Pelosi për nder të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut.
Presidentja Osmani dhe Kryetarja Pelosi patën rastin të diskutojnë për gjendjen aktuale të sigurisë në Evropë e në veçanti edhe në Ballkan.
Në këtë drejtim u potencua rëndësia e partneritetit e komunikimit të vazhdueshëm në të dy anët e Atlantikut për garantimin e paqes dhe stabilitetit thuhet në komunikatë për media.
Në darkë Osmani pati rastin të takohet dhe me Kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, Senatorin Bob Menendez, Senatorin Lindsay Graham, Kongresistin Gregory Meeks, si dhe zyrtarë e të ftuar të tjerë.
Ndryshe Osmani qëndroi në Washington D.C. me ftesë të organizatorëve të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, me ç’rast ajo ishte edhe njëra nga folësit kryesor në diskutimin mbi bashkëpunimin transatlantik për sigurinë energjetike si dhe folësja kryesore në organizimin lidhur me rritjen e rolit të grave në politikë.

Të ngajshme

Osmani: Sepse aleanca me Amerikën është rruga e vetme

Valjeta Turkaj

Një i dyshuar ekstradohet në Gjermani, një i dënuar nga Hungaria transferohet në Kosovë

Valjeta Turkaj

Çfarë ju duhet, kur ju duhet vetëm tek StarTech

Valjeta Turkaj